Tuesday, 12. May 2026
Sport

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në Astana të Kazakhstanit do të nisë sot gara prestigjioze IBSA Judo Grand Prix, ku për herë të parë do të garojë edhe një sportist nga Kosova. Xhudisti Ardian Sopa do ta përfaqësojë vendin në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të xhudos për sportistët me aftësi të kufizuara në të pamur.

Në kategorinë e tij do të jenë 14 garues, në një konkurrencë të fortë me sportistë me përvojë shumëvjeçare në tatami. Veçantia e historisë së Sopës qëndron në faktin se ai ka nisur rrugëtimin në xhudo vetëm në vitin 2023, nën drejtimin e trajnerit Admirim Sahara.

Në këtë Grand Prix marrin pjesë 137 garues nga 24 shtete të botës, ndërsa gara shënon edhe fillimin e grumbullimit të pikëve kualifikuese për 2028 Summer Paralympics në SHBA.

Sahara ka shtuar se sportistët si Ardian Sopa nuk kanë nevojë për keqardhje, por për mbështetje, respekt dhe besim, ndërsa ka falënderuar presidenten Njomza Emini, sekretaren Arjeta Gashi dhe stafin mbështetës për përkushtimin ndaj sportistit kosovar.

Teilen: