Tuesday, 12. May 2026
Sport

Skandali i Serie A/ Théo Hernández ishte “organizatori” i festave me eskorta dhe gaz qeshës

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në orët e fundit kanë dalë detaje të reja sa i përket skandalit të Serie A, i cili u bë publik vetëm pak ditë më parë. Fabrizio Corona ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shikohet ish-mbrojtësi i Milan-it, i rrethuar nga disa vajza, duke përdorur oksid azoti ose siç njihet ndryshe gaz qeshës.

Në video dallohen qartë edhe disa persona të tjerë, të cilët konsumojnë lëndën në fjalë nëpërmjet ballonave të vogla. Sipas gazetarit të revistave rozë Théo Hernández ishte organizatori i këtyre festave ndërsa pjesëmarrës kanë qenë disa lojtarë. Mes tyre më të njohurit ishin Brahim Diaz, Hakan Çalhanoglu, Samu Castillejo, Gianluigi Donnarumma, Sandro Tonali dhe Rafa Leao.

Teilen: