Shumë zgjedhje të gabuara, drejtuesit në dyshim për sezonin e ardhshëm. Klubi dhe tifozët kanë nevojë për Championsin.
Të bashkuar për të arritur objektivin sezonal të kualifikimit në Champions League. Pastaj do të shihet rezultati final, që nuk do të jetë parametri i vetëm që do të përcaktojë se kush do të bëjë pjesë te Milani i ardhshëm.
Gerry Cardinale është shumë i zhgënjyer nga paraqitja me Atalantën dhe më tepër nga zgjedhjet e bëra në merkato nga drejtuesit. Pas fitores në derbi më 8 mars, numri 1 RedBird nuk e priste këtë ecuri, këtë rënie drastike. Ka investuar dhe do të investojë, por mbetet të kuptohet se me cilët njerëz.
A do të qëndrojnë administratori Furlani, drejtori sportiv Tare, drejtori teknik Moncada dhe Ibrahimoviç? Deri pak kohë më parë dukej i sigurt qëndrimi i tyre në klubin kuqezi, por tashmë nuk është më.
Cardinale e di mirë se Milani është ende padron i fatit të tij, ndaj i ka ftuar të gjithë të veprojnë me shpirt konstruktiv. Por zhgënjimin nuk mund ta fshehë për mënyrën si Maignan me shokë po rrezikojnë sezonin.
Sezonin e ardhshëm Milani do të kthehet në Europë, por kuptohet që brandi kuqezi ka nevojë për Championsin. Edhe bilanci e tifozët. E paqartë është e ardhmja e drejtuesve, me Taren dhe të tjerët që tani rrezikojnë jo pak.