Tuesday, 12. May 2026
Sport

​Juventus prezanton fanellën e re për sezonin 2026/27

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e re për ndeshjet në shtëpi për sezonin 2026/27, e realizuar nga Adidas.

Klubi italian ka vendosur të ruajë identitetin tradicional bardhezi, por me një dizajn më modern dhe elegant. Fanella e re përmban vijat klasike vertikale bardhezi, të kombinuara me detaje ari dhe një jakë polo, e frymëzuar nga modelet historike të klubit.

Sipas prezantimit zyrtar, dizajni synon të bashkojë traditën me energjinë moderne të futbollit bashkëkohor. “Zemra e fanellës së re është një interpretim modern i vijave ikonike bardhezi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kompleti plotësohet me pantallona të bardha dhe çorape me detaje të zeza dhe ari, ndërsa fanella tashmë është në shitje për tifozët e klubit.

Teilen: