Tuesday, 12. May 2026
Sport

Xhaka në ekipin ideal të Premier League

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Granit Xhaka është përfshirë në ekipin ideal të javës në Premier League të Anglisë.

Kapiteni i Sunderlandit, shkëlqeu në barazimin pa gola kundër Manchester Unitedit, duke u vlerësuar lart për paraqitjen e tij.

Në fakt, Xhaka u tregua i pakalueshëm për kundërshtarët dhe ndihmoi ekipin e tij të marrë një pikë të rëndësishme nga përballja me Unitedin.

Kështu që, Xhaka është vlerësuar me notën 8.8 nga faqja e specializuar “SofaScore”, e cila edhe e ka përfshirë në ekipin ideal të javës në Premier League.

Xhaka ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së 36-t të kampionatit anglez, ndonëse kjo nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh se këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Sunderlandit.

Ai më herët është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i vitit te Sunderlandi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029 dhe për të cilin ka shënuar 1 gol e ka bërë 6 asistime në 34 paraqitje.

Teilen: