Tuesday, 12. May 2026
Sport

Widzew Lodz distancohet nga Arbër Hoxha

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Polonia, Widzew Lodz është distancuar nga transferimi i Arbër Hoxhës, i cili është pjesë e Dinamo Zagrebit.

Ditët e fundit është raportuar se Lodzi po negocion me ekipin kroat për transferimin e Hoxhës në afatin kalimtar të verës.

Madje, thuhej se ekipi polak do të paguajë 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit të krahut, i cili ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2029.

Megjithatë, skuadra polake është detyruar të dalë me një njoftim në lidhje me Hoxhën, pasi ka thënë se thashethemet janë rritur shumë për diçka që nuk është e vërtetë.

Zëdhënësi i klubit, Jakub Dyktynski shkroi se Wizdew Lodzi nuk është në bisedime për ta blerë Arbër Hoxhën, duke thënë se ekipi mbetet i përqendruar në ndeshjet që ë presin deri në fund të sezonit.

Hoxha 27-vjeçar këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 9 asistime për Dinamon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2024 kurse karrierë në Kroaci ka bërë edhe te Slaven Belupo e Lokomotiva.

Teilen: