Tuesday, 12. May 2026
Futboll

Juventus i plotëson dëshirën Spalletti-t, ky do të jetë përforcimi i parë i verës. Kontratë 2+1 dhe 6 mln euro rrogë vjetore

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus është shumë pranë zyrtarzimit të marrëveshjes për transferimin e Bernardo Silva. Portugezi do të largohet pas 9 vitesh nga Manchester City dhe duke nisur nisur nga fundi i këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë.

Një nga ekipet më të interesuara për mesfushorin 31-vjeçar është Juventus. Trajneri Luciano Spalletti ka ëkrkuar me ngulm transferimin e portugezit, pasi e sheh atë si profilin ideal për të drejtuar mesfushën e bardhezinjve.

Nicolo Schira zbulon se Juventus po përgatit një ofertë shuëm tërheqëse për portugezin, që duket e vështirë për t’u refuzuar nga ana e tij. Juventus do t’i ofrojë Bernardo Silva-s kontratë deri në vitin 2028, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, pra 2+1, si dhe një pagë bazë prej 6 milionë eurosh, të cilës mund t’i shtohen edhe dy milionë të tjera nëse lojtari përmbush disa kërkesa dhe skuadra kualifikohet në Champions League.

Teilen: