Monday, 25. May 2026
Futboll

Bayern trembet nga kërkesat për Gordon, plani B kushton “vetëm” 30 mln euro

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Anthony Gordon është tema më e nxehtë e momentit te Bayern. Bisedimet mes Newcastle United dhe klubit bavarez kanë qenë pozitive, por Newcastle ka bërë të qartë se nuk pranon oferta nën 80 milionë paundë.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë theksuar Bayern-it se Gordon është bërë një pjesë e rëndësishme e kombëtares së Anglisë dhe ka shënuar 10 gola në Champions League. Gordon gjithashtu dallohet si lojtar polivalent, sepse luan në të dyja krahët e sulmit, ashtu si edhe pas sulmuesit dhe si sulmues qendror.

Bayern deri tani duket gati të paguajë 60 mln euro. Opsioni B për Bayern është talenti i Ajax, Mika Godts, i cili nuk kushton më shumë se 30 mln euro.

Teilen: