Mario Mitaj shfaqet si objektiv për AEK-un, që kërkon ta rikthejë në skuadër. Me këtë çështje po merret pikërisht Javier Ribalta, që është drejtor te klubi grek.
AEK-u u shpall kampion dhe do të përfaqësojë vendin në kualifikueset e Champions League. Për këtë synon që të ketë një klub sa më garues. “Sport 24” në Greqi zbuloi se interesi i shprehur më parë për Mitajn, vazhdon te AEK-u.
22-vjeçari e niste karrierën pikërisht me klubin e Athinës. Dhe për më tepër, do të gjente atje dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare si Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.
Mitaj po mbyll një sezon të vështirë me Al-Ittihad. Hapësirat nuk ishin të shumta në kampionatin arab, për shkak edhe të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen.