Duke qenë se Federico Valverde pritet të largohet gjatë verës nga Real Madrid, për shkak të situatave të fundit të ndodhur te klubi madrilen, interesi për mesfushorin uruguajan sa vjen e shtohet nga ekipet e tjera.
Së fundmi në garë për Valverde-n është futur edhe Man. City. Pep Guardiola e pëlqen shumë Valverde-n dhe e sheh atë si një përforcim ideal, kur dihet që Bernardo Silva do të alrgohet në fund të sezonit, po ashtu Rodri është në vitin e fundit të kontratës.
TEAMTalk dhe Daily Mirror konfirmojnë se interesi është zhvendosur nga monitorimi i thjeshtë në një përparësi kryesore për nënshkrimin e 27-vjeçarit, duke ditur që për të ka interes konkret edhe nga klube si Chelsea, Manchester United dhe PSG.
Vlera në treg e Valverde nëse i referohemi Transfermarkt është 120 milionë euro, por Real Madrid është i gatshëm të negociojë për largimin e tij për shifrën 80-100 milionë euro. Kujtojmë se Valverde është një lojtar polivalent, që mund të mbuilojë disa pozicione në mesfushë, por mund të luajë edhe si mbrojtës.