Cristiano Ronaldo e ka fituar trofeun e parë me skuadrën Al Nassr.
Pasi e humbi javën e kaluar finalen e Ligës së Kampionëve aziatike të nivelit të dytë, Al Nassr dhe Ronaldo nuk gabuan të enjten mbrëma para shikuesve të vet.
Al Nassr e mposhti Damacun në xhiron e fundit të kampionatit elitar të Arabisë Saudite me rezultatin 4:1, për titullin e 11-të në histori.
Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 63-të për 3:1, dhe e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 81-të për 4:1.
Superylli portugez tani i ka 973 gola në karrierë.
Dy golat tjerë në finale i shënuan Sadio Mane dhe Kingsley Coman. Për mysafirët realizoi Morlaye Sylla.
Al Nassr iu gëzua titullit të parë që prej edicionit 2018/19.
Al Nassr e përfundon sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Al Hilali që fitoi në udhëtim te Al Fayha.