Friday, 22. May 2026
Sport

Goditje për Bayernin, Neuer humb finalen e Kupës së Gjermanisë

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

Na ndan vetëm një ditë nga finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich do të jetë përballë kampionit në fuqi të kësaj gare, Stuttgartit në një finale që premton të dhurojë spektakël.

Por “bavarezët”, morën një lajm të keq para kësaj finaleje me Manuel Neuerin, që do të mungojë në finale.

Neuer, pësoi një lëndim në pulpën e majtë me procesin e rikuperimit që po shkon shumë mirë, teksa ai në finale do të zëvëndësohet nga Jonas Urbig.

Kujtojmë se finalja Bayern-Stuttgart, do të luhet nesër në “Olympiastadion”.

Teilen: