Francezi godet sërish, 13 herë kampion, duke kaluar nga Franca në Lindjen e Mesme, nga Italia në Gjermani.
Kingsley Coman është 29 vjeç dhe sapo ka shtuar një tjetër pjesë të çmuar në palmaresin e tij personal, pas shpalljes kampion në Saudi Pro League. Një sukses i firmosur edhe prej tij në fitoren 4-1 në Dhamk.
Titulli i fundit kampion certifikon nëj statistikë të frikshme të sulmuesit, me 13 trofe kampioni në 14 sezone si futbollist profesionist.
Palmaresi i francezit në kampionatet kombëtare:
Francë: 2 Ligue 1 (Paris Saint-Germain)
Itali: 2 Serie A (Juventus)
Gjermani: 9 Bundesliga (Bayern)
Arabia Saudite: 1 Saudi Pro League (Al-Nassr)
Në këtë rrugëtim gati perfekt, ka vetëm një mungesë. I vetmi sezon, ku Coman nuk e ka fituar trofeun kombëtar, i takon vitit 2024. Atë vit Bayer Leverkusen i Xabi Alonso ndërpreu dominimin e Bayern Munchen dhe francezi për herë të parë në karrierë pa të tjerët të festonin.