Feronikeli është kthyer në Superligën e Kosovës në futboll pas fitores 0:2 ndaj Ramiz Sadikut.
Golat u shënuan nga Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të dhe Avni Selmani në minutën e 80-të.
Pas rikthimit në Superligë, klubi ka lëshuar një deklaratë.
“Një sezon i jashtëzakonshëm, shumë sakrificë, punë dhe zemër në çdo ndeshje dhe sot, me krenari themi se Superliga është shtëpia jonë! Urime lojtarëve, stafit, tifozëve dhe gjithë qytetit të Drenasit për këtë sukses të merituar. Bashkë e fituam këtë betejë”, thuhet në deklaratën e FC Feronikelit.
Teilen: