Saturday, 23. May 2026
Futboll

Mbyllen pjesët e para në javën e fundit në La Liga. Real “argëton” tifozët, Barcelona bën “paqe” (video)

GS 23/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte luhet java e fundit në La Liga, me përjashtim të një ndeshjeje Villarreal-Atletico Madrid, e cila luhet nesër. Në pjesët e para, Real Madrid po udhëheq 2-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj Athletic Bilbao.

Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të, ku ishte Gonzalo Garcia i cili gjeti golin, pas një asisti maestral të Dani Carvajal. Kujtojmë që për Carvajal dhe Alaba, është ndeshja e fundit me fanellën e Real Madridit. Në minutën e 41-të, ishte Jude Bellingham, i cili dyfishoi shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të Thiago Pitarch. Në minutat shtesë, Bilbao ngushtoi shifrat me golin e Gorka Guruzeta.

Barcelona po barazon pa gola në transfertën ndaj Valencia-s. Mallorca është duke udhëhequr 1-0 ndaj Real Oviedo, por sërish është në vendin e 18-të, që do të thotë që sezonin e ri do të luajë në Segunda Divizion.

SHIKOGOLAT

Teilen: