Sunday, 24. May 2026
Sport

Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi luhet në Gjilan, pesë skuadra në luftë për t’i ikur barazhit

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Albi Mall Superliga e Kosovës ka ardhur në fund dhe sot (e diel) do të zhvillohet xhiro e 35-të apo e parafundit në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni është vendosur,edhe dy skuadrat që do të bien nga Superligë dhe dy të tjera që shkojnë në Evropë.

Por lufta më e madhe këto dy xhiro është për t’i ikur barazhit, ku skuadrat si Prishtina,Gjilani, Dukagjini, Drenica dhe Llapi po tentojnë t’i shmangen pozitës së tetë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën, teksa në Gjilan luhet derbi i qytetit Drita – Gjilani, ku kampionët e rinj të Kosovës do të marrin edhe trofeun.

Sfidë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina e Re.

Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ pret Malishevën,ndërsa Drenica takohet me Ferizajn.

Të gjitha duelet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:00.

Teilen: