Pep Guardiola po largohet nga Manchester City dhe argumenti më popullor del edhe një herë në sipërfaqje. Sa ka shpenzuar trajneri spanjoll për të ndërtuar perandorinë e tij në “Etihad”? Shifra e qarkulluar është mbresëlënëse, mbi 2 miliardë euro.
Kjo shifër përfaqëson shpenzimet bruto. Me fjalë të tjera, gjithçka që City pagoi për lojtarët që nga ardhja e Guardiolës në sezonin 2016-17, pa zbritur të ardhurat nga shitjet. Pamja e plotë zbulon një perspektivë tjetër: 2.05 miliardë euro të investuara në 239 nënshkrime dhe 963.05 milionë euro të rikuperuara nga 234 largime. Shpenzimet totale neto arrijnë në 1.1 miliardë euro, afërsisht 100 milionë euro për sezon.
Që nga ardhja e Pep, Manchester City ka qenë klubi i tretë në botë për shpenzimet e bëra neto. Përpara tyre janë vetëm Manchester United, me 1.34979 miliardë euro dhe Arsenal me 1.10719 miliardë euro. Krahasimi zbulon një nuancë tjetër, shpenzimi i madh financiar nuk garanton suksesin në fushë. City përdori burimet financiare më mirë sesa “Djajtë e Kuq” dhe “Topçinjtë”.