Ederson duket se do të zyrtarizohet te Manchester United brenda pak ditësh. Klubi anglez dhe Atalanta po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes.
Vlera bazë e transferimit besohet të jetë rreth 34 milionë paundë. Sigurisht, janë parashikuar bonuse të majme sipas performancës së lojtarit.
26-vjeçari i ka bërë të qartë agjentit të tij se “dëshiron vetëm United”, diçka që ka forcuar pozicionin negociues të klubit anglez. Atalanta e ka marrë mesazhin dhe e ka pranuar.
Teilen: