Sunday, 24. May 2026
Futboll

Milan gjen sulmues në La Liga, ka shënuar 18 gola këtë sezon. Ka një çmim “ideal” për kuqezinjtë

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Toni Martínez ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Alaves në La Liga në aspektin personal, ku ka shënuar 14 gola në kampionat dhe katër të tjerë në Kupën e Mbretit.

Forma e mirë e treguar nga sulmuesi 27-vjeçar ka ngjallur interesin e Milanit. Martinez duket profili ideal për sulmuesin që kërkojnë kuqezinjtë, i cili së pari duhet të ketë një çmim të përballueshëm.

Së dyti, Martinez nuk do të vijë në “San Siro” si një yll global, por si një sulmues i dobishëm, punëtor dhe i aftë për të shfrytëzuar mundësitë para portës. Klauzola e largimit të tij nga Alaves është 8 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga Milan.

Teilen: