Harry Kane, Michael Olise dhe Rayan Cherki, sot mund të ishin të tre pjesë e ekipit të PSG-së, zbulon L’Equipe. Në vitin 2023, PSG kërkoi me ngulm Harry Kane, por anglezi zgjodhi Bayern sepse sishte i bindur që klubi parizien ishte dobësuar me largimin e Messi-t dhe Neymar dhe nuk do të ishte i aftë të fitonte Champions League.
“Në moshën e tij, ai donte të bashkohej me një klub të aftë për të fituar menjëherë Ligën e Kampionëve. Ai nuk besonte vërtet në projektin e PSG-së”, zbulon L’Equipe, duke iu referuar një burimi të afërt me lojtarin.
Përsa i përket dy emrave të tjerë, edhe Olise veproi dhe mendoi njëjtë si Kane. Francezi zgjodhi Bayern, sepse kishte dyshime për projektin e PSG-së. Cherki refuzoi PSG-në edhe për shkak të dashurisë dhe respektit ndaj klubit dhe tifozëve të Lyon-it, por ehde për shkak të dëshirës së madhe për të punuar me një trajner si Pep Guardiola.