Monday, 25. May 2026
Futboll

Salah i jep lamtumirën “Anfield”: Kam qarë më shumë dje sesa në të gjithë jetën time

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Mohamed Salah ndau një mesazh emocional pas paraqitjes së tij të fundit për Liverpool, duke mbyllur një epokë suksesi. “Mendoj se qava më shumë dje gjatë lamtumirës time sesa në të gjithë jetën time”, tha egjiptiani.

Më tej, sulmuesi 33-vjeçar shtoi: “Nuk jam një person shumë emocional, por ne jetuam rininë tonë këtu, duke ndarë gjithçka nga fillimi në fund. Ne e sollëm këtë klub përsëri aty ku i takon dhe jam krenar”.

Më pas, Salah i bëri homazh Andy Robertson, një tjetër simbol të epokës së fundit të Reds: “Ai është i dashur sepse jep gjithçka në fushë. Ai ishte thelbësor për ekipin dhe për periudhën që jetuam. Jam i nderuar që kam ndarë dhomën e zhveshjes me të.”

Ai bëri një përmbledhje mbi udhëtimin e tij në “Anfield”, një udhëtim krenarie dhe vetëdijeje. “Kjo është jeta. Shikoj prapa dhe pyes veten nëse mund të kisha arritur më shumë. Nuk mendoj kështu. Ne fituam gjithçka”.

“Dashuria e tifozëve është gjëja më e rëndësishme për mua dhe i falënderoj për mbështetjen. Por, tani do të jem shumë larg që këtej. Do të jetë emocionuese çdo herë që mendoj për këtë vend”, tha Salah.

Shpresoj që ekipi të vazhdojë të mbetet në nivelin më të lartë, duke luftuar për gjithçka. Nuk do ta harroj kurrë këtë stadium dhe këta tifozë“, mbylli deklaratën e tij MIhamed Salah, që realizoi 257 gola në 442 ndeshje me Liverpool.

Teilen: