Monday, 25. May 2026
Sport

Foda publikon listën, mungojnë Rrahmani e Muriqi

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore, ndërsa Foda ka ftuar 25 futbollistë por në mesin e tyre nuk janë edhe Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.

Megjithatë, pjesë e listës janë emrat e rinjë si Dardan Shabanhaxhaj, Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi kurse Bersant Celina është rikthyer.

Arijanet Muriq, Amir Shaipi e Visar Bekaj janë portierët e ftuar, ndërsa në mbrojtje janë ftuar Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Albian Hajdari, Andi Hoti e Dion Gallapeni.

Pjesa tjetër e listës përbëhet prej mesfushorëve dhe sulmuesve si Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Vesel Demaku, Veldin Hoxha, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Edon Zhegrova, Muharrem Jashari, Albion Rrahmani e Fisnik Asllani.

Gjithashtu, Foda ka publikuar edhe listën e zgjeruar, pjesë e së cilës janë Faton Maloku, Florian Haxha, Kreshnik Krasniqi, Ismet Lushaku, Bledian Krasniqi e Meriton Korenica.

Kosova të mërkurën nis grumbullimin, ndërsa selektori Foda në të njëjtën ditë do ta mbajë konferencën për media.

Më datën 31 maj, Kosova luan në udhëtim kundër Çekisë kurse më 7 qershor do të përballet me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: