Sezoni i Wolfsburgut përfundoi në mënyrën më të hidhur të mundshme. Klubi gjerman i thotë lamtumirë Bundesligës pas gati tre dekadash radhazi në ligën e parë(29 vite), duke rënë në Zweite Liga në fund të sezonit.
Pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e parë, ajo e kthimit ofroi shumë emocione dhe dramë. Paderborn festoi, duke fituar 2-1 në kohën shtesë ndikuar dhe epërsia numerike.
Paderborn kishte një sezon shumë të fortë në Zweite Liga, e mbylli me 62 pikë në 34 ndeshje.
Sezoni i ardhshëm i Bundesligës do të përfshijë tre ekipe të sapongjitura: Schalke, Elversberg dhe Paderborn, të cilat tani janë gati të garojnë përsëri në ligën e parë gjermane.
Teilen: