Izraeli dhe Luksenburgu janë rivalet e radhës të Shqipërisë për muajin qershor. Kuqezinjtë pas dështimit në eliminatoret Botërori 2026 do të luajnë dy miqsoret e fundit pët këtë sezon. Këto dy takime do të jenë mjaft të rëndësishme pasi për herë të parë në stolin kuqezi do të ulet Maran.
“Normalisht që është stafi i ri, edhe në sistem më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Dhe dëshira është që të shënoj shumë gola. Normalisht do tregojmë veten, të gjithë mund të luajmë titullar”, tha Uzuni.
“Siç e thashë edhe më përpara, i uroj suksese trajnerit Sylvinho. Përsa i përket trajnerit të ri dhe eksperiencave që ka me ekipet e mëparshme, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola”, tha Uzuni.