Monday, 1. June 2026
Sport

Pefqeli përfundon sezonin si më i miri i xhiros

GS 01/06/2026 2 Min. Lesezeit

Mesfushori i Dukagjinit, Mërgim Pefqeli e ka mbyllur sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës si futbollisti më i mirë i xhiros së fundit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën bëri të ditur se Pefqeli është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 36-të.

Pefqeli ka fituar çmimin “Ylli i Javës”, i cili është ndarë pas përfundimit të çdo xhiroje në elitën e futbollit kosovar.

Komisioni i veteranëve të futbollit, e ka vlerësuar Pefqelin si më të mirin pasi ishte më i merituari për fitoren e Dukagjinit në shtëpi ndaj Ballkanit.

Dukagjini triumfoi 1:0 me golin e Pefqelit, duke e mbyllur sezonin në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë të mbledhura pasi më herët ka fituar Kupën e Kosovës.

Pefqeli pasi mori çmimin u shpreh tejet i lumtur, ndërsa falënderim të veçantë pati për bashkëlojtarët, pastaj vlerësoi mbështetjen dhe punën e bërë gjatë tërë sezonit.

Çmimin ia dedikoi vajzës së tij, duke zbuluar se edhe festimet e golave të shënuar ia ka dedikuar asaj.

Në 35 ndeshje të luajtura përgjatë sezonit 2025/26 në të gjitha garat për Dukagjinin, Pefqeli ka realizuar 5 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Teilen: