Tuesday, 2. June 2026
Sport

Maran: Izraeli është një skuadër e vështirë, do të zbresim në fushë për fitore

GS 02/06/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka folur për mediat në prag të miqësores kundër Izraelit, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Nuk është e lehtë të luash në ndeshje të tilla, pasi është fundi i sezonit. Lojtarët janë treguar profesionistë. Izraeli është një skuadër e vështirë. Është një test i bukur që më motivon. Kemi pasur pak kohë në dispozicion, por më ka pëlqyer dëshira dhe motivimi i lojtarëve.

Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme kur punon me kombëtaren. Sepse duhet të njihesh me lojtarët dhe ata të mësohen me idetë e tua. Këto miqësore do të na shërbejnë, që të njihemi më mirë. Edhe nëse gabojmë, do të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme.

Rezultati është i rëndësishëm, po aq sa paraqitja. Është e vërtetë që janë miqësore, por luajmë para tifozëve tanë, që kërkojnë. Ne do të zbresim në fushë gjithmonë për fitore. Nëse suksesi vjen përmes një loje të mirë, do të ishte diçka perfektë”, ka thënë mes të tjerash Maran.

Teilen: