Tuesday, 2. June 2026
Futboll

🔥 E BUJSHME: Guardiola merr zyrtarisht një ofertë multi-milionëshe. Spanjolli nuk humb kohë për ta menduar

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka kaluar as një muaj nga largimi i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City, pas plot 10 sezonesh. Daily Mirror zbulon se spanjolli ka marrë së fundmi një ofertë multi-milionëshe nga MLS.

Bëhet fjalë për Inter Miami, me pronar David Beckham, i cili ka menduar të bashkojë Guardiolën sërish me Lionel Messin, por trajneri spanjoll nuk ka marrë shumë kohë për të menduar dhe ka refuzuar direkt.

Sipas raportimit në fjalë, planet e Guardiolës për momentin përfshijnë një pushim të gjatë dhe pritjen për të filluar një fazë të re në karrierë, për të drejtuar këtë herë një kombëtare.

Teilen: