Tuesday, 2. June 2026
Sport

Plori do të drejtojë Besëlidhjen edhe në Kategorinë e Parë, prezantohet edhe Janku

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Besëlidhja e re nis të marrë formë. Klubi lezhjan, që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë, konfirmon trajnerin Elvis Plori në krye të skuadrës për sezonin 2026-2027.

“Klubi konfirmon trajnerin Elvis Plori në krye të skuadrës për sezonin 2026-2027. Marrëveshja me trajnerin është vijim i projektit të nisur për të ngritur Besëlidhjen në elitën e futbollit”, shkruhet në njoftimin e klubit lezhjan.

Ndërkohë Besëlidhja ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e Stivian Jankut, një mbrojtës me eksperiencë që ka luajtur me disa nga skuadrat më të mira të vendit.

“Stivian Janku firmos për Besëlidhjen. Qëndërmbrojtësi Janku sjell siguri në mbrojtje pas eksperiencave në klube si Partizani, Dinamo, Egnatia, Bylis, Flamurtari etj, për të nisur një etapë të re në klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit lezhjan.

Teilen: