Wednesday, 3. June 2026
Sport

Izraeli, Cohen: Shqipëria, skuadër cilësore

GS 02/06/2026 2 Min. Lesezeit

Izraeli i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshje miqësore me Shqipërinë, që të mërkurën do të zhvillohet në ora 20:00 në Arenën Kombëtare. Në mungesë të trajnerit të parë, Ran Ben Shimon, skuadra është drejtuar nga ndihmës-trajneri Gal Cohen, i cili në konferencë për shtyp ka theksuar suksesi do të jetë dhe për teknikun izraelit.

 “Sigurisht që është një situatë ndryshe tek Shqipëria me një trajner të ri, por e njëjta situatë është edhe me ne duke qenë se ndodhemi në Tiranë pa trajnerin tonë, i cili ka patur një situatë shëndetësore për të cilën ne i urojmë shërim të shpejtë. Dhe të mërkurën shpresojmë ta bëjmë krenar. Presim që të jetë një ndeshje e vështirë duke qenë se Shqipëria është një skuadër e mirë. Ne shpresojmë të marrim rezultatin pozitiv në këtë miqësore”, ka thënë Cohen.

Ndërkohë edhe kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, e sheh Shqipërinë një skuadër cilësore. Aq më tepër që ka luajtur me disa prej lojtarëve kuqezi.

“Nuk mund të jetë një ndeshje miqësore kur luan me një skuadër të nivelit të lartë si Shqipëria. Janë disa lojtarë të Shqipërisë me të cilët kam luajtur dhe kam shumë miqësi, sidomos me Armando Brojën. Me Dakun, Mitajn dhe Uzunin kemi luajtur në Rusi. Edhe pse është një ndeshje miqësore nuk mund të pretendoj të luaj miqësisht. Veçanërisht me lojtar si Broja, që ndryshe të shkatërron. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë”, ka thënë Dasa.

Teilen: