Pasi dështoi për të transferuar Anthony Gordon, i cili u zyrtarizua së fundmi te Barcelona, Bayern Munich ka piketuar një tjetër lojtar për të forcuar krahët e sulmit.
Sport Bild zbulon se Bayern ka nisur kontraktet e para me holandezët e PSV për transferimin e mundshëm të Ismael Saibari. 25-vjeçari holandez shkëlqeu në sezonin e fundit te kampionët e Holandës, ku kontriboi me 19 gola dhe 9 asiste në 37 ndeshje total.
Saibari është i aftë të luajë në të dyja krahët, duke kombinuar më së miri shpejtësinë, fuqinë dhe aftësinë e shkëlqyer në situata një-me-një, cilësi që e bëjnë atë një lojtar shumë të kërkuar në treg. Kontrata e tij me PSV-në skadon në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg sipas Transfemrarkt është 40 milionë euro.