Shkëndija dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas ngjarjeve në finalen e Kupës ndaj Sileksit.
Klubi tetovar është gjobitur me gjithsej 105 mijë euro, ndërsa është përjashtuar edhe nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27.
Përveç gjobave financiare, Shkëndija është dënuar edhe me katër ndeshje pa praninë e publikut, ndërsa masa disiplinore lidhen me përdorimin e mjeteve piroteknike, sjellje diskriminuese dhe incidente të tjera të evidentuara nga organet e FFM-së.
Teilen: