Wednesday, 3. June 2026
Sport

Xhaka dëshiron të bëhet kampion bote me Zvicrën

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk I ka fshehur ambiciet e tij para Kupës së Botës që nis javën e ardhshme.

Xhaka ka pranuar haptazi se ëndrra e tij është të shpallet kampion ne Zvicrën, duke e ngritur trofeun e madh të futbollit.

Kjo deklaratë e tij për mediumet zvicrane, ka tërhequr vëmendje të madhe në prag të këtij turneu që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Dua të bëhem kampion bote. Ndoshta disa do të qeshin me këtë, por unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë. Duhet të kesh vizion dhe të mendosh në përmasa të mëdha. Nëse nuk beson vetë në ëndrrat e tua, atëherë nuk mund t’i arrish kurrë ato”, ka thënë Xhaka.

Me pjesëmarrjen në këtë Botëror, Xhaka barazon rekordin e Valon Behramit dhe Xherdan Shaqirit, të cilët kanë pasur katër paraqitje në këtë ngjarje të madhe.

Zvicra bën pjesë në Grupin B, ku do të përballet me Katarin, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kanadanë.

Teilen: