Wednesday, 3. June 2026
Futboll

Barcelona i dërgon ofertën e parë zyrtare Man. United për Rashford, por refuzohet direkt

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se Marcus Rashford shkëlqeu në sezonin e fundit me 14 gola dhe 14 asiste, Barcelona nuk e ka të domosdoshme blerjen përfundimtare të anësorit anglez.

Sipas Daily Mail, klubi katalanas do të donte ta mbante sulmuesin, por jo me çdo kusht. Klubi katalanas thuhet se i paraqiti së fundmi Man. United një ofertë fillestare të vlerësuar në 15 milionë euro, gjysma e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh të rënë dakord në marrëveshjen e huazimit.

Sigurisht që oferta e katalanasve është refuzuar nga Man. United. Vetë lojtari dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por kjo gjë që do të ndodhë nëse kampionët e Spanjës do të paguajnë shifrën 30 milionë euro. Ndryshe, Rashford duhet të gjejë një destinacion të ri.

Teilen: