Pas transferimit të Anthony Gordon dhe për të arritur objektivat e tjerë si Julian Alvarez dhe një qendërmbrojtës, Barcelona e ka të nevojshme të bëjë disa shitje, për të mbledhur sa më shumë të ardhura dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip për nënshkrimet e reja.
Sipas Sport, klubi katalanas fillimisht dëshiron të shesë katër lojtarë që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick. I pari është Ansu Fati, për të cilin end enuk është arritur marrëveshja zyrtare me Monaco-n.
Skuadra e Principatës është e gatshme të paguajë 11 milionë euro, por mbetet për t’u parë nëse do të bien dakord që Barça të mbajë midis 10 dhe 20 përqind të çdo shitjeje të ardhshme të sulmuesit.
Largimi i Roony Bardghji gjithashtu duket i pashmangshëm. 20-vjeçari suedez nuk dëshiron të qëndrojë më në stol dhe ka nevojë për një ekip ku të ketë minuta në dispozicion. Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për huazimin me të drejtë blerje.
Dy emrat e tjerë që do të shitne këtë verë janë Marc Casado dhe Marc-André ter Stegen. Barcelona pret të fitojë 20-30 milionë euro nga shitja e përherhshme e mesfushorit. Rasti i portierit gjerman është më i ndërlikuar, duke ditur që pësoi një dëmtim të rëndë pak muaj më parë dhe vështirë se mund të ketë interes konkret për blerjen e tij.