Thursday, 4. June 2026
Sport

Debutim i vështirë për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania”

GS 03/06/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare ka nisur epokën e re me trajnerin italian Rolando Maran me një humbje minimale 0-1 ndaj Izraelit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ndërsa në fraksionin e dytë Shqipëria u përpoq të dominonte, duke regjistruar 13 goditje ndaj 11 të kundërshtarit dhe duke mbajtur 59% të posedimit të topit. Megjithatë, skuadra kuqezi nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara, transmeton lajmi.net.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 73-të, kur Oscar Gloukh shënoi golin e vetëm për Izraelin. Festa e golit shkaktoi tensione në fushë, pasi lojtari izraelit u raportua se provokoi tifozët vendas, ndërsa Elseid Hysaj reagoi duke shkaktuar një përplasje të shkurtër mes futbollistëve të të dy skuadrave. Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutat e mbetura, Maran bëri disa ndryshime në lojtarë në përpjekje për të ndryshuar rezultatin, por Shqipëria nuk arriti të barazonte.

Humbja e parë nën drejtimin e Maranit shënon një nisje të vështirë për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë reagim në sfidat e ardhshme./lajmi.net/

Teilen: