Thursday, 4. June 2026
Sport

Vllaznia “pastron” krahun e majtë, zyrtarizon largimin e Yago dhe Kouros

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas rinovimeve me trajnerin Edi Martini, drejtorin sportiv Vioresin Sinani dhe një pjesë të mirë të titullarëve të sezonit të fundit, te Vllaznia është koha e largimeve. Mbrojtësit e krahut të majtë, braziliani Yago dhe Kouros, nuk janë më pjesë e skuadrës kuqeblu.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Njëkohësisht i falenderojmë për kontributin e tyre me fanellën dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, – shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Pas largimit të Yago dhe Kouros, drejtuesit e Vllaznisë do të hyjnë në merkato për të mbushur boshllëkun e krahut të majtë. Një tjetër emër i përfolur për t’u larguar nga kuqeblutë është mesfushori Ardit Krymi, por nuk ka ende një vendim zyrtar.

Teilen: