Thursday, 4. June 2026
Sport

Xhaka i lumtur te Sunderlandi, nuk mendon largimin

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi anglez këtë verë pas sezonit impresiv që e pati.

Mefushori 33-vjeçari, ka lënë të kuptohet se jo vetëm që është shumë i lumtur por te Sunderlandi ndihet sikurse në shtëpi.

Xhaka iu bashkua verën e shkuar Sunderlandit dhe pas një sezoni fantastik me ekipin në Premier League, ai menjëherë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera.

Ai thotë se nuk është i befasuar me spekulimet për të ardhmen e tij, e cila do të jetë te Sunderlandi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është që familja ime të jetë e lumtur dhe ne jemi të lundur në Sunderland. Kështu që, as nuk më shkon ndërmend të largohem sepse ndihem si në shtëpi”, ka thënë Xhaka.

Në sezonin e parë te Sunderlandi, ekip që sezonin e ri do të paraqitet në Ligën e Evropës, Xhaka ka regjistruar34 paraqitje kampionale duke shënuar 1 gol dhe bërë 6 asistime.

Teilen: