Spanjolli Carles Martínez Novell është trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Pasi studioi terrenin për Glasner dhe Iraola, të përfolur edhe te Milani, klubi gjerman ka zgjedhur ish-trajnerin e Tuluzës.
Katalanasi 42-vjeçar ka drejtuar ekipin francez sezonin 2022-2023 si ndihmës, duke fituar edhe Kupën e Francës, si dhe si trajner i parë në periudhën 2023-2024. Martinez ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2028.
Marrëveshja me trajnerin e ri është komentuar nga drejtori sportiv i “Aspirine”, Simon Rolfes: “Kemi vlerësuar me shumë kujdes se kush mund të ishte trajneri më adapt për fazën e radhës së rritjes së klubit. Te Tuluza Martínez ka arritur sukses me shumë lojtarë të rinj.
Përveç kësaj eksperience të çmuar, ai sjell në Leverkusen kompetencat e fituara në sektorin e të rinjve të Barcelonës. Carles është një trajner me principe të qarta dhe një filozofi loje moderne. Jemi të bindur se mund t’i japë shtysën e duhur të ardhmes sonë sportive”.