Thursday, 4. June 2026
Sport

Prishtina largon trajnerin Alban Dragusha

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

FC Prishtina e ka shkarkuar Alban Dragushën nga pozita e kryetrajnerit, pas përfundimit zhgënjyes të sezonit.

Përmes një komunikate, klubi kryeqytetas bëri të ditur se Dragusha ka udhëhequr skuadrën në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal në krye të ekipit.

Klubi ka shkruar se së shpejti do të zgjedh pasardhësin e Dragushës, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se vendin e kryetrajnerit të bardhekaltërve, do ta zë Orges Shehi, ish-trajneri i Tiranës dhe Ballkanit.

Teilen: