Thursday, 4. June 2026
Futboll

Arbeloa “harron” shpejt Real Madridin dhe kërkon të drejtojë klubin e madh të Bundesligës. Merr refuzimin e papritur

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas largimit nga Real Madrid, ku ishte trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, Alvaro Arbeloa është gati për të nisur një aventurë të re.

Sport Bild zbulon se spanjolli i është vetëofruar Bayern Leverkusen në Bundesligë, por drejtuesit e klubit gjerman e kanë refuzuar, duke qenë të bindur se atij i mungon ende përvoja për të drejtuar një ekip të madh.

Leverkusen ka zgjedhur t’i besojë drejtimin e ekipit Carles Martínez Novell, 42-vjeçarit që sezonin e fundit ishte në krye të Toulouese. Pavarësisht këtij refuzimi, ajo që mund të thuhet me siguri është se sezoni i ri do ta gjejë Arbeloa-n në punë, por që është ende në kërkim të një ekipi të ri.

Teilen: