Thursday, 4. June 2026
Sport

Arrihet marrëveshja, Chivu do rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2028

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Cristian Chivu dhe Interi do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Trajneri kampion i Italisë dhe klubi zikaltër kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij aktuale deri në vitin 2028, me një rritje page, që shkon 4 milionë euro në sezon.

Nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar janë ende në pritje, të cilat me shumë gjasa do të bëhen nga presidenti i Interit, Beppe Marotta, gjatë Festivalit të Serie A në Parma.

Chivu, i cili e udhëhoqi Interin drejt fitimit të titullit dhe një Kupe Italie në sezonin e tij të parë si trajner, mbërriti në klub këtë mëngjes për të finalizuar kushtet e zgjatjes dhe për të planifikuar tregun e transferimeve me klubin.

Zgjatja e kontratës pritej dhe nuk ishte kurrë në dyshim, prandaj palët në thelb u takuan vetëm për të sqaruar detajet.

Teilen: