Wednesday, 26. August 2026
Sport

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

GS 05/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte nis seria finale e ‘play-off’- it në Superligën e Kosovës në futsall, ku do të ndeshen dy ekipet më të mira të sezonit, Drenica dhe Prishtina 01.

Dy ekipet më të mira në Kosovë vitet e fundit, Drenica dhe Prishtina 01, do të luftojnë për kurorën e më të mirit për edicionin 2025/26.

Drenica vjen në finale pasi mposhti Shtimjën ’26 pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale, ndërsa Prishtina 01 mposhti Liqenin pas tri përballjeve.

Finalja e parë zhvillohet që zhvillohet sonte duke nisur nga ora 21:00 dhe luhet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Vlen të theksohet se, Drenica dhe Prishtina 01 kanë luajtur edhe sezonin e kaluar në finalen e Superligës së Kosovës në futsall, ku në fund trofeun e fituan prishtinasit.

Teilen: