Friday, 5. June 2026
Sport

Gjermania përgatitet për miqësoren e fundit, Karl dëmtohet dhe rrezikon Botërorin

GS 05/06/2026 1 Min. Lesezeit

Lenart Karl është dëmtuar rëndë dhe vetëm pas ekzaminimeve të hollësishme në spital do të merret një vendim sa i përket pjesëmarrjes së tij në Botëror.

Lajmin e keq e dha sot vetë Nagelsmann, i cili pohoi se talenti i Bayern-it nuk do të jetë në fushë të shtunën kur katër herë kampionët e botës do të sfidojnë të zotët e shtëpisë në testin e fundit përpara startit të Botërorit.

Sipas komisarit teknik dëmtimi i Karl është i rëndë, por një vendim përfundimtar mbi qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të merret në një moment të dytë.  

Teilen: