Saturday, 6. June 2026
Sport

Formula 1/ Vasseur humb kualifikueset në Monte Carlo, francezi përfundon në spital

GS 06/06/2026 1 Min. Lesezeit

Team Principal i skuderisë “Ferrari“, Fred Vasseur, nuk do të jetë sot në pistë për të asistuar dy pilotët e tij gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Monaco-s.

Francezi ka ankuar disa shqetësime gjatë natës dhe për këtë motiv është shtruar në një spital ku do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.

Për skuderinë italiane ishte një lajm i keq në një fundjavë që premtom rezultate të mira. Ditën e djeshme Charles Leclerc kryesoi provat e para të lira duke lënë pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton. Dy pilotët ndryshuan vendet në sesionin e dytë duke treguar qartë se “kokëkuqja” në principatë është kandidate e fortë për të futur në mendime Mercedes-in.

Teilen: