Saturday, 6. June 2026
Sport

Foda: Nesër luajmë për të fituar ndaj Andorrës

GS 06/06/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda bashkë me kapitenin Mërgim Vojvoda para ndeshjes miqësore nesër ndaj Andorras.

Foda tha se do të fokusohen maksimalisht që ta fitojnë këtë ndeshje.

“Duhet të mobilizohemi dhe të bëjmë paraqitje të mirë nesër ndaj kundërshtarit. Qëllimi ynë kryesor është që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të luajmë me skuadrën më të mirë. Andorra është skuadër e mirë taktikisht. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kërkoj nga lojtarët që të luajnë nga minuta e parë me intensitet të lartë”.

Kosova luan nesër ndaj Andorras me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Teilen: