Chicago Bears janë përballë një vendimi historik. Disa medie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se Bears do të transferohen në Indiana ku do të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri duke braktisurt kështu qytetit e Illinois pas më shumë se 100 vitesh bashkëjetetsë.
Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar mësohet se Bears do të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri në Hammond, Indiana.
Presidenti i Bears, Kevin Ëarren, ka lajmëruar për këtë vendim disa deputetë, të cilët përfaqësojnë Chicago-n në Kongres.
Zona ku është planifikuar ndërtimi i stadiumit në Hammond është shumë pranë Chicago-s, por nuk i përket shtetit të Illinois-it.
Për shumë tifozë pas këtij spostimi asgjë nuk do të jetë më si më parë pasi Bears ishin transferuar në Ilinois që prej 1921-it.
Zyrtarët e Hammond kanë tunduar drejtuesit e Bears duke u dhënë mundësinë që të ndërtojnë një stadium të ri dhe duke u dhënë edhe shumë lehtësirash të tjera ekonomike.