Sunday, 7. June 2026
Sport

Elbasan, homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku

GS 07/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor. Drejtues të ekipit verdheblu, miq, tifozë, sportdashës dhe figura të njohura të sportit u mblodhën pranë stadiumit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar kujtimin e tij.

Të pranishmit shprehën dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e të ndjerit, ndërsa vlerësuan kontributin e Fatjon Bunjakut në futboll dhe shembullin që ai la pas si sportist dhe qytetar.

Teilen: