Monday, 8. June 2026
Sport

Leipzigu nis bisedimet për Asllanin

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Leipzigut edhe zyrtarisht po synon transferimin e sulmuesit Fisnik Asllani gjatë kësaj vere nga Hoffenheimi për ta forcuar repartin ofensiv për sezonin 2026/27.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Leipzigut ka kohë që janë në negociata me Asllanin dhe së shpejti do t’I bëjnë ofertë zyrtare Hoffenheimit për shërbimet e tij.

Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, e cila mundëson largimin e tij këtë verë.

Pikërisht, kjo klauzolë në kontratën e Asllanin, ka bërë që edhe skuadrat tjera, si Borussia Dortmund, Bayern Munchen e Barcelona, të monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës.

Asllani në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ka shkëlqyer te skuadra e Hoffenheimit, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime në 33 paraqitje.

 

 

Teilen: