Saturday, 13. June 2026
Futboll

Bayern i mbyll derën njëherë e mirë Realit dhe PSG-së për Olise, ja plani i bavarezëve për të “blinduar” francezin

GS 13/06/2026 1 Min. Lesezeit

Duke ditur rrezikun e madh nga Real Madrid dhe PSG, por edhe klubet e tjera të mëdha, Byern Munich po vepron shpejt për të “blinduar” njëherë e mirë Michael Olise.

Sipas Sky Sport Germany, Bayern po punon për të rinovuar kontratën me Olise deri në vitin 2031. Si shpërblim për lojtarin do të ketë një rritje të ndjeshme rroge, madje përflitet për dyfishin e asaj që merr tani.

Në këtë situatë, Olise do të ishte jo vetëm lojtari më i paguar te Bayern, por edhe një nga më të paguarit në botë. Gjithashtu, për francezin në kontratën e re do të ketë një klauazolë të frikshme për klubet që do orvojnë transferimin e tij, që mund të shkojë mbi 250 milionë euro.

Teilen: