Juventusi i ka thënë lamtumirë Damien Comollit dhe së shpejti mund t’i thotë lamtumirë lojtarit që ndoshta më shumë se çdo tjetër simbolizoi dështimin e ish-drejtorit ekzekutiv të Juventusit.
Sipas mediave italiane sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i cili mbërriti një vit më parë nga Lille, është vënë në shënjestër të Trabzonspor, të cilët thuhet se kanë bërë tashmë hetime fillestare eksploruese në përgatitje të një negociate të plotë.
Gjatë sezonit 2025/26 Edon Zhegrova është aktivizuar në 27 ndeshje me Juventusin në të gjitha kompeticionet dhe në asnjë prej tyre nuk ka qenë titullar.
Nëse transferohet tek turqit e Trabzonsporit, Zhegrova do të bëhej shok skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare Ernest Muçi.